Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Këtë të hënë ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa mbrojtësit kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore. GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave. 3 mjekët ekspertë, u paraqitën këtë të hënë ku u betuan para togave të zeza. Kujtojmë se pak kohë më para në paraburgim humbi jetën Enver Sheshi nga ataku kardiak, i arrestuar po për llogari të hetimit në lidhje me inceneratorin e Fierit.