Grupi parlamnetar i Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme pak para nisjes së seancës parlamentare.

Mësohet se gjatë kësaj mbledhje është votuar pro Kryetarit të grupit Parlamentar, Taulant Balla, ashtu siç u propozua nga Kryeministri Rama pak ditë më parë.

Po ashtu Fax News mëson se Kryeministri Rama ka përsëritur dhe njëherë porosinë që të mos merren me opozitën dhe te mos bien pre e provokimeve te tjera.