Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkurt marrëveshjen e bashkëpunimit që pritet të nënshkruajë sot me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha e ka quajtur marrëveshjen si “procesi i ekzekutimit politik” të personit që drejton Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliajn. 

Berisha dhe Meta do të kenë një takim “kokë më kokë” përpara se të zhvendosen në një sallë tjetër ku do të firmosin marrëveshjen që në thelb është koalicioni mes PD dhe PL për zgjedhjet e ardhshme vendore, si dhe pjesëmarrja e përbashkët në protestat opozitare që pritet të nisin në 12 nëntor.

“Mos harro procesi i ekzekutimit politik të personit më negativ që ka patur Tirana në qeverisje”, deklaroi Berisha teksa hyri në ambientet e “Hotel Tirana”.