Sali Berisha:

“Shkarkohet pa asnjë motiv Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nuk them se përfaqësonte ndonjë zyrtar të mirfilltë por e vërteta është që ai pati fatin të bjerë në korrent ku ishte afera ku doli emri i Olsi Ramës. Skema ishte në Tiranë vjedhja bëhej në Gjermani. Iku Nano sepse 2.2 ton drogë Itali në dërgesën e fundit nuk shkuan nga skafet por nga velat e klubit të Cucit. Ato ka pasion ai velat. Pra nuk është se Nano po bën ndonjë punë efikase por pak naiviteti dhe jo sinqeriteti që këto afera mos i mbulojë. Iku edhe drejtorja e asaj që lante paratë, zonja Arta.

Iku, por kush iku tjetër me të, edhe Drejtorja e Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave. Ishte një emër formal në atë detyrë, zonja Ago, por iku. Do vijë një militant i thekur i PS-së në mënyrë që ajgnecia të bëhet në agjencinë e mbrojtjes së parave të krimit. Në një kohë kur Shqipëria ëhstë cilësuar si qendra operacionale e krimit, në një kohë kur në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat gjigantë të ngritura mbi kokainën, heroinën e kanabisin që kanë marrë erë në të gjithë botën. Një pas tjetrës dhe tani millitant Koçi merr detyruan.