Edi Rama sapo ka mbërritur në Beograd në kuadër të takimit të bujshëm për nismën “Open Balkan”.

Sapo ka zbritur shkallët e avionit, Rama është pritur me përqafime nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic.

‘Open Balkan’ do të nisë sot me Beograd, ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Kjo do të zhbllokojë plotësisht tregtinë mes shteteve të Ballkanit, përur të mos u përsëritur situata si ajo për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin. Sot do të nisë Panairi Ndërkombëtar i Verës që do të eskpozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur.