Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryetari i PD Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë në Selinë Blu.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Berisha shprehet se Komisioni i Rithemelimit që u mandaua në Kuvendine  sotëm, e konsideron nul dhe qesharake “çdo vendim të deputetet Basha për të thirrur Këshillin Kombëtar.

Po ashtu, sipas asaj që shkruan Berisha, nul konsiderohet propozimi për shkarkimin e Palokës apo “dëshira për të marrë masa disiplinore ndaj përfaqësuesve të demokratëve që sot vendosën shkarkimin e kryedemokratit.

Lideri historik i demokratëve shprehet po ashtu se Komisioni u bën thirrje të gjithë drejtuesve të PD që të lexojnë dhe respektojnë vullnetin e shumicës ” që shkarkoi kryetarin dhe jo të deputetit Basha që kërkon të shkarkojë shumicën.”

SALI BERISHA NË FACEBOOK

“Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.
Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.
Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkakuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!
Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!
Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!”

Lideri i demokratëve bëri po ashtu të ditur se nesër do të njoftojë edhe vendimet që ka marrë ai vetë “rreth disa funksioneve të tjera të shpërdoruara që kanë të bëjnë me drejtimin politik dhe parlamentar të partisë.” /Egnatia news