1 javë pas Kongresit të Partisë Socialiste, ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer të akuzojë këtë Kongres dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Kongresi dukej si i Cosa Nostras, teksa shtoi se në atë Kongres shqiptarët nuk dëgjuan sesi do të lehtësohehsin dhimbjet e tyre për rritjen e çmimeve, por dëgjuan se do të legalizohej kanabisi edhe për përdorim vetjak.

Sipas tij, Rama i kërkoi SPAK-ut të arrestonte Berishën për shkak se e ka zënë frika nga opozita e vërtetë, pasi nuk mund të bëjë dot pazare të pista.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Siç e konstatuan mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, ngjiste më shumë se gjithçka tjetër me Kongresin e një mafie shtetërore apo Kongresin e Cosa Nostras. Kjo u faktua në tematikën kryesore të këtij Kongresi, shqiptarë të cilët prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat sesi do lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijoi rritja e çmimit të kafshatës së gojës, shumëfishimi i cmimit të vajti, sheqerit, orizit, rritja stratosferike e çmimit të naftës, rritja e çmimit të ilaceve, transporti, të ndikuara nga spekulacioni dhe lidhjet e spekulantëve me qeverinë. Nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij Kongresi, nuk ekzistonin. Vërtet kongresmenët u ulën mbi kashtë, vërtet rrahën gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët, por e vërteta është se Kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, i informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit, kanabisin.

Bazuar në mashtrimin kombëtar, u zotua me solemnitet se nëse shqiptarët janë dakort për përdorimin individual, do ta lejojë. Praktikë kjo, e shkatërrimit kombëtar. Gjithçka në Kuvend u bë që të mbulohej në retorikë me dëngje kashte e tjerë e tjerë, të mbuloheshin flakët e inceneratorëve. Të mbulohej kjo aferë që nga Edi Rama deri te vartësit e Alqi Bllakos, dalin një organizatë kriminale që kanë vjedhur qindra milionë, vetëm në një aferë.

Shqiptarët prisnin të dëgjonin çfarë do bëhet me çmimin e energjisë, pasi ata e prodhojnë energjinë me koston më të ulët në botë dhe e marrin më shtrenjtë sesa vendet më të zhvilluara. Prisnin të mësonin pse u zbrazën digat, pse u shit në kulmin e vapës energjia me 42 euro, kur bursa e kishte me 130 euro. Kush është kuçedra që e shteroi Fierzën për 2 muaj rresht. Nuk mësuan asgjë nga këto, nuk u tha një fjalë pse Edi Rama firmosi si kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, kontratën të bazuar në proceurë ekstraligjore, negocim i mbyllur, negocim në shpellat më të errëta të mafies.

Kryejuristi i organizatës kriminale, Agaçio, që lumturon kriminelët me toka, që e quajnë Don Agaçio, në vend që të repsektonte Kushtetutën dhe të thoshte se kjo s’mund të firmosej, argumenton se është legjitime. Përveç kësaj, Kongresi ishte si një Kongres i Cosa Nostras. Aty nuk u përcaktuan hirrën që do të lanin hesapet me kundërshtarët e orgazniatës kriminale, aty u përzgjodh SPAK-u.

Edi Rama u tha shqiptarëve se SPAK-u është vepër e PS-së, është pjellë e saj. Në diktaturë, institucionet si prokuroria apo gjykata, quheshin armë të partisë apo të diktaturës. Kësaj here nuk është më diktaturë e proletariatit, këtë herë flitet për armë të PS-së. Rama u tha se unë e dua direkt në burg Sali Berishën dhe në djall opozita. Kuvende të tilla Partia e Punës i ka zhvilluar, por kaq të hapura, por përpiqej të fshihte diçka. Edi Ramën për një Kongres të tillë nuk e shtunë interest e shqiptarëve, e shtyn strikt interesat e klaneve mafioze.

E shtyu frika dhe tmerri se mos SKAP-i i opozitës mund të mendonte që t’i afrohej atij apo rrethit të tij më të ngushtë. Mund të imagjinonte të digjte në flakët e inceneratorëve organizatën kriminale të kësaj afere. Këto ishin 2 motivet që e shtynë atë in-extremis, të ndërmarrë një shumë të tillë, të pazakontë. E shtyu tmerri që ai ka nga opozita e vërtetë. E ka kuptuar se loja me opozitën fiktive ka marrë fund.

Po çfarë ka ai me Sali Berishën? Ai ka një problem madhor, me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista, nuk mund dot të tërheqësh zvarrë opozitën. Ky është i gjithë problem i tij. I kujtohen disfatat nga viti 2005 deri në vitin 2013, edhe ato kujtim i hidhur janë.