Dy persona janë arrestuar nga policia vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit” në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Volkswagen”, iu janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë S. B., 28 vjeç dhe M. S. 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, të cilët lëndën narkotike e shisnin në lokale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, arrestohen në flagrancë 2 poseduesit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, nëpër lokale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

Gjatë këtij operacioni, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin M. S., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.  

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. B., 28 vjeç dhe M. S. 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë.