A fiton PD me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në ’98, kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Po pse fitova? Se besova te e drejta, për asgjë tjetër, nuk kam asgjë të veçantë unë. Ndaj dhe unë besoj se do fitojmë. Kushdo të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Po s’fitova unë, s’fitova, do respektoj vendimin. Por po fitova dhe ta zëmë zgjedhjet lokale i humbas, do vij të votohem tek ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, unë apo cilido qoftë kryetari do largohet. Po bëjmë ndryshim të jashtëzakonshëm nga eksprienca.”, deklaroi Sali Berisha.’/Opinion.al