Në “Foltoren” e mbajtur ditën e sotme në Tepelënë ish-kryeministri, Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve të demokratëve të pranishëm. Një nga ata e pyeti se a është pengesë fakti që ish-kryeministri i shpallur non grata nga SHBA të fitojë përballë Ramës. Berisha u shpreh se “ka një Amerikë tjetër, ajo Republikane, e asaj partie të madhe që është e rreshtuar PD-ja që nga krijimi gjer më sot”.

Pyetja: Nuk kam qenë pjesë e foltores deri në 6 Mars. Në demokraci respektohet vullneti i shumicës. Prandaj jam sot këtu që të bashkohemi. Jam skeptik për dy gjera: në raport me SHBA. Qëllimi ynë është që të mundim Edi Ramën. Dua nga ju ta thoni: a është pengesë ngërçi që ka PD dhe juve me SHBA për ta mundur Edi Ramën? Unë jam demokrat që nga viti 1991. A ndjeni edhe ju përgjegjësi që sot nuk jemi si gjithë Europa?

“Ditën që mora vendimin ti drejtohem anëtarësisë, prej 8 vitesh nuk kisha bërë asnjë takim me anëtarësinë e PD-së. Nuk e bëja atë vetëm për të mos i bërë hije atij që ishte kryetar i PD-së. Nuk  e dija cili do ishte impakti i adresimit tim. E kam marrë atë vendim për dy arsye: e para, do u drejtohem shqiptarëve që kanë besim se dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet. Ky njeri me këtë vendim më ka prekur dinjitetin tim. Pa asnjë dockument dhe asnjë provë. Së dyti, unë u drejtohem atyre shqiptarëve që besojnë se sovraniteti i vendit të tyre është i shenjtë. Në qoftë se ka diçka që noton mbi gjakun e shqiptarëve është pikërisht sovraniteti. Në qoftë se për shpalljen non grata zgjodha gjykatën dhe transparencën, të shkoj duke bindur njerëz që është vendim politik, korruptiv dhe nuk lobova as një qindarkë. Nuk do kërkoj kurrë sa të jetë në pushtet Blinken që të ndryshojë vendimin e tij. Më ka cënuar dinjitetin, pranoj vetëm të falur publikisht, asgjë tjetër. Ka dy Amerika, ka një Amerikë që më ka shpallur non grata dhe që nuk i kam kërkuar kurrë ta heqë këtë vendim. Ka një Amerikë tjetër, ajo Republikane, e asaj partie të madhe që është e rreshtuar PD-ja që nga krijimi gjer më sot. Ajo Amerikë e cila në një kohë të shkurtër i është përgjigjur me njeriun më të informuar të saj, njeriu që i dorëzonte informacione presidentit të atij vendi, se vendimi ndaj Sali Berishës është kryekëput politik. Ambasadori Grenell është ky. Unë i kam parë vetë dosjet dhe për Sali Berishën s’ka patur asgjë. Po fituan republikanët ai do jetë Sekretar shteti ose edhe më lart se aq./Opinion.al