Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky tha se tani është “momenti vendimtar” për të vendosur për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, sipas një postimi në Twitter, shkruan CNN.

Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Në orët e para të mëngjesit ndërsa vazhdonte beteja për Kievim,  Zelensky postoi një video prej 40 sekondash me titullin: “Mos u besoni lajmeve të rreme.”

“Unë jam këtu. Ne nuk do ti ulim armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta, dhe e vërteta është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjithë.”

“Kjo është gjithçka që dua t’ju them. Lavdi Ukrainës,” shtoi ai.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Macron dhe Von der Leyn, rreth krizës në Ukrainë dhe ndihmës së BE-së.

/abcnews.al