Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbetur me emocione të forta nga pritja që i bënë qytetarët korçarë nismës së tij “Foltorja” për rimëkëmbjen e Partisë Demorkatike, por edhe atij vetë personalisht, që me një manifestim spontan e bënë të përjetonte një festë të paharrueshme ditëlindjeje.
“Zotim solemn!
Dhe një mirënjohje e pakufishme korçarëve për magjinë e Foltores së tyre”, theksoi Berisha sot mbi pamjet e atij takimi.
Më herët, Berisha kishte shkruar për të njëjtin takim se ‘Korça e bëri magjike ditelindjen time. Mirënjohje te pakufishme demokrateve dhe demokratëve korçarë’.