Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të prezantojë zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se emrat e dalë nga primaret nuk janë të zgjedhur nga baza e partisë, por janë të votuar nga vetë demokratët, gjë që sipas tij, bën diferencën me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ardian Muka: Jam me profesion urbanist. Dua të përshëndes të gjithë demorkatët e Durrësit që në primaret e djeshme shprehën me votën e tyre transparente dhe demokratike shprehën vlerat qytetare më të mira. Jam anëtar i PD prej 15 vitesh, simpatizant dhe pjesëmarrës prej 30 vitesh. Sfida jonë në Durrës është pak e veçantë nuk e kemi prej 22 vitesh. E shikojmë revoltën në sytë e qytetarëve se kur do të administrohet ky qytet nga qytetarët. Me mbështetjen e aleatëve, kemi kohën kundër, por jam i bindur 100% Durrësi do të jetë i qytetarëve.
Reagon Sali Berisha: Prej 25 vitesh Durrësi është viktimë e një “peshkaqeni” por tani do ti tregojmë vendin.

Bardh Spahia: Unë jam Bardh Spahia, me profesion mjek, kirurg dhe ish-deputet. Dje kam asistuar në një prej garave më të jashtëzakonshme. Gara e djeshme e realizuar nga struktura jonë e Partisë Demokratike ishte një rikthim shprese për vendin. U ëbëra pjesë e një dite historike të PD-së. Kam ndjekur me një emocion të veçantë radhët e stërgjata që nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të darkës. Më faktoi që kjo mënyrë përzgjedhje kandidaturash ka qenë e demosdoshme. Jam krenar dhe duhet të ndihet krenar çdo demokrat që u bëmë pjesë e ditës historike. Kjo ishte dhe kryefjala e ditës së djeshme, vota e lirë e qytetarëve. Pa dashur të zgjatem shumë, dua të falenderoj kandidatët me të cilët jam i bindur që do të vazhdojmë rrugëtimin tonë në këtë përballje të afërt dhe në ato që na presin. Të rikthejmë interesin e qytetarëve shkodranë.

Elton Bano: Jam Jurist, kontributet në PD kanë n isur që në 90’. Jam pjesëmarrjes prej 97’ me PD, dje u bëra pjesë e procesi të jashtëzakonshëm nëpërmjet primares për bashkinë lusje. Falenderimi i parë shkon për demokratët që u bënë pjesë e këtij procesi dhe kandidatët e tjerë që treguan integritet gjatë garës. Angazhohem që do ta fitojmë bashkinë lusje dhe do ti kthejmë lushnjës vlerat pasi është qytet i artit i kulturës i sportit. Është qyteti i kongresit të lusnjes. Ftoj të gjithë demokratët që të bëhen pjesë e e procesit për bashkinë.