Berisha: Frani këtu është miniaturë e Ramës. Të tillë janë këta. Pse po ikin shqiptarët sikur në këtë vend të kishte rënë kolera? Kaq pak të lidhur qenkan me familjet? Jo. Rama në 8 vite ngriu rrogat, por në kushte tregu çmimet u rritën, forcë në botë që të pengojë rritjen e çmimeve nuk ka, Qeveritë për të mbrojtur qytetarët rrisin rroga e pensione.

Vota më 14 maj është votë për veten tënde. Pse i ngriu rrogat, ç’bëri me paratë? Dyfishoi taksat. në 2022 ka mbledhur 5.8 mld euro nga taksat tuaja.

Kalimashi ka kushtuar 17 mln euro kilometri, tuneli i Kërrabës 14 mln euro kilometri, në Europë një kl rrugë është 2-3 milion.

Prokurojnë për së pari, për së dyti e më radhë. Nëse vjedh kryeministri vjedh i gjithë zinxhiri. Kjo ndodh në pushtetin vendor, në drejtoritë e tij.

Njerëzit nuk kanë alternativë vetëm se të ikin.