Në një dalje për mediet nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha bëri me dije se kreu i ri i grupit parlamenta të PD-së do të jetë Luçiano Boçi 

Ai tha se branda PD-së do të ketë diskutime për diçka të tillë, por shtoi se tashmë Boçi e facto dhe de jure e ka këtë post. 

Berisha: Luçiano Boçi do ta kryejë atë detyrë. Natyrisht që zhvillohet diskutime dhe debate, por ai është de facto dhe de jure kreu i grupit parlamentar. Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses, kështu që treni ynë nuk ndalet. Këtë fiksojeni!