Kryeministri Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në konferencën për median kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel foli për propozimin e Macron dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të mos lejohen konflikte dhe tensione shtesë. 

“Ka shumë gjëra që më motivuan, për të mos thënë që do të jem avokati I Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut por nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare. BE nuk është vetëm interes politik kombëtar. BE është një projekt paqeje. Nuk është e thënë se nesër do të bëhet gjithçka, ky është vetëm fillimi i rrugës. Me kryeministrin Rama folëm si Shqipëria mund të bëhet pjesë më aktive. Ju hytë në sallën e parë të pritjes dhe keni sallën tjetër të pritjes, por në këtë parafamilje të gjejmë format si mund të bëjmë pjesë. Për këtë arsye idetë e Charles Michel dhe Macron janë shumë të rëndësishme. Nuk dua një BE ku të kemi të gjithë avantazhe por jo detyrime, por të kemi dicka ku mund të bëjmë përpara në interesa të përbashkëta. Është e rëndësishme që vendet fqinj të gjejnë zgjidhje të përbashkëta, blerja e gazit, problemi energjisë, nafta. Jam I kënaqur që kemi arritur në qëndrime të përbashkëta për sanksionet ruse.

Janë pika si mund të bëjmë përpara në mënyrë konstruktive duke ju treguar shqiptarëve që meqë jeni në sallën e parë të pritjes, tani jeni në sallën e dytë. Jo. Duhet të vazhdojmë. Ballkani ka qenë një fuçi baruti për kontinentin tonë, duhet të bëjmë gjithçka ta shmangim. Qoftë Open Ballkan.

Kosovë – Serbi, është e rëndësishme të vijojmë përpara. Nuk mund ti lejojmë vetes konflikte dhe tensione shtesë.

Sa i takon luftes ne Ukraine, Bettel tha se dhunimi i territorit dhe sovraniteti të vihet në diskutim.

“Folëm për situatën Ukrainë – Rusi. Ne vetë bëjmë pjesë në ato vende që ka pasur një fqinj më të madh. Dhunimi I territorit dhe sovraniteti të vihet në diskutim. Nuk mund të themi se ne nuk jemi Ukraina sepse lidhet me demokracinë. Duhet të gjejmë zgjidhje. Sa kohë do i lejojmë vetes një zgjidhje  pa zgjidhje?!

Ne bëjmë pjesë në ata që mbështesin ukrainasit për tu dhënë shpresë.