Gjatë fjalës së tij Berisha tha se ky Kuvend është ngjarja më e rëndësishëm historike që ka parë vendi, ndërsa e cilësoi këtë Kuvend shpëtimtar dhe të vendosur për të rrëzuar narkoshtetin që ka kapur vendim.

Më tej Berisha theksoi ky Kuvend është i vendosur të ngrejë PD si parti konservatore në piedestalin që meriton.

“Ta shndërrojmë sot në Partinë e idealeve tuaja, në partinë e vlerave konservatore, në partinë e interesit kombëtar, të integrimit të fuqishme euroatlantik. Kjo forcë politike që nesër në pushtet të vendosë në shoqëri vlerat më të mëdha , më të çmuara, të rivendosë dinjitetin njerëzor familjen shqiptare dhe vlerat e saj, ekonominë e tregut, pronën , qeverisjen e vogël , taksat e ulëta, rritjen e rrogave dhe pensioneve do të ketë në epiqendër shtetin ligjor, barazinë para ligjit. të gjithë nën ligj. Kjo është thirrja juaj sot nga ky Kuvend i pashembullt në histori. Ky Kuvend sjell PD në themelet e saj si forcë politike, evokacionin perëndimor të Kombit shqiptar, si forcë politike të interesit kombëtar që sot vuan. Më lejoni të përulem me mirënjohje të pakufishme ndaj studentëve dhe studentëve të dhjetorit ’90 që u ngritën si luanë me kryeprijësin e tyre Azem Hajdari dhe zhvilluan një betejë që ngjasonte me atë të David kundër Golias. Në një anë studentët dhe në anën tjetër diktatura me tanke. I përshëndes me mirënjohje të gjithë ata që themeluan PD që përmbysën diktaturën në Shqipëri dhe që me përkushtim hollën themelet e rendit të ri demokratik. më lejoni të përshëndes të gjithë ata të cilët në kulmin e rebelimit komunist në vitet ’97 qëndruan të pamposhtur dhe u përballën me rebelimin dhe me frymën e bashkimit, PD u rikthye në pushtet dhe në 8 vite ndryshoi këtë vend më shumë se të gjithë 10-vjeçarët para saj. Sot nga kjo platformë dua të përshëndes forcat konservatore në europë dhe botë në SHBA e kudo. Kuvendi ynë sot është ngjarja historike për ata dhe konservatorët kudo në botë sepse mblidhet si kuvend shpëtimtar . I vendosur të rrëzojë narkosheti dhe i vendosur të ngrejë PD si parti konservatorë në piedestalin që meriton duke u përballur me mafien më të rëndësishme, të interesave Gorge Soros”, tha Berisha.

(BalkanWeb)