Fenomeni “Kiara dhe Luiz” përveç studiove “rozë” ka zënë hapësira dhe në ato politike. “Dasma” e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe po komentohet gjerë e gjatë, madje nuk u la pa përmendur as edhe në eminionin “Opinion”.

Ishte analisti Lorenc Vangjeli, i cili  tha se ishte më e lehtë të puthte Luizi Kiarën se të takohen Berisha me Alibeajn.

Në këtë moment Berisha mori disa sekoda për t’i uruar çiftit dashurinë e tyre. Ai mohoi të ketë shkruar një letër për këngëtarin, ashtu sikurse ka qarkulluar në media prej disa kohësh.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë

Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit

Vangjeli: I ke shkruajtur një letër Luizit?

Berisha: Secili ka diellin e vetë, unë nuk ndërhyj në atë shoë, por urimin për martesë është gjëja më normale