Ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij në PD e kanë cilësuar farsë procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës si edhe përfshirjen e deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike në negociata me socialistët.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, ish-kryeministri Berisha nxorri edhe emrin e kandidatit më të preferuar të socialistëve, e cila sipas tij ishte bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës, Vali Bizhga.
Madje, sipas Berishës, Rama synon të shkojë vetë në Presidencë pasi të largohet nga drejtimi i qeverisë, por po dërgon atje një person që zevendësohet lehtë deri sa të mbarojë mandatin e tij.
Unë i them Ramës që t’i lerë këto lojëra”, tha Berisha