Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për pezullimin e vendimit ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Në dhomë këshillimi, gjyqtari Ilir Panda vendosi mospranimin e kërkesës për pezullimin e vendimit me burg për Llallën. Ish-kryeprokurori u dënua me dy vite heqje lirie për mosdeklarimin e pasurisë.

Llalla nuk u arrestua pasi vendimi mori formë të prerë, pasi më herët ishte larguar drejt Italisë. Ai momentalisht ndodhet në Itali ku ka kërkuar dhe azil politik.