Home AKTUALITET POLITIKË Lulzim Basha mbërrin në Shkodër, marshon gjatë pedonales, fushatën e hap vajza...

Lulzim Basha mbërrin në Shkodër, marshon gjatë pedonales, fushatën e hap vajza e kandidatit Xhemal Bushati

119

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur mesditën e kësaj të shtune në Shkodër, ku do të bëjë dhe prezantimin e kandidatit Xhemal Bushati për kryetar bashkie.

Siç shihet dhe në pamjet e Fax News, Basha ka zgjedhur që të marshojë në këmbë gjatë pedonales, ku ka takuar edhe qytetarë të ndryshëm.

Nisjen e takimit në Shkodër, që përkon dhe me nisjen e fushatës zyrtare, e ka hapur vajza e Xhemal Bushatit, e cila ka renditur arsyet se pse shkodranët do të duhet të votojnë për babanë e saj.

Ajo tha se babai i ka treguar shkodranëve, se virtytet e tij janë puna dhe ndershmëria, e për këtë ata duhet ti besojnë administrimin e qytetit.

Basha shoqërohej në këtë takim dhe nga kreu i PD-së për Shkodrës Xhevdet Amulli, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të ndalet në të gjitha qytetet që në 6 Mars zgjedhin kryetarët e tyre.