Nga Erion Murataj

Është e vërtet që Elbasani ka 32 vite që është rropatur nga barbarizmi I të panderëve politik.
Aq sa është e vërtet se urtësia e butësia e qytetarisë është marrë për dobësi nga çakejntë me kollare.
Bandat e Elbasanit të pompuara në mbarë opinionin kombëtar e atë ndërkombëtar për mua janë justifikimi I të paburrave politik të cilët kanë quajtur bandë këdo që kanë keqpërdorur duke I linçuar, shigjetuar , burgosur e vrarë për interesa politike të ditës .
14 maji është sprovë e rezistencës në parlamentin e Elbasanit .
14 maji duhet të jetë pikënisja e një modeli që lipset të kthehet vrullshën në një alternativë .
Jam I vetëdijshëm për militantizmin qorr të një pjese të bashkëqytetarëve të mi .
Aq sa jam I bindur e besimplotë tek dashuria e shumë të tjerëve tek Elbasani.
Unë besoj tek Elbasani!
Unë besoj në çdo individ të lirë pavarësisht etiketës që ka mbi supe.
Qoftë bandit (sepse kështu duan ta quajnë të paburrat politik), qoftë I varfër , qoftë I mërzitur apo I lumtur e I pasur .
Unë besoj tek forca e brëndshme e kujtdo që do të ardhmen në Elbasan.
Unë besoj sepse dua Elbasanin, dua buzëqeshjen e çdo fëmije të këtij qytetit, shikimin e menduar të gjyshërve dhe shpresën ende të gjallë në fjalët e çdo prindi.
E dua Elbasanin sepse është qyteti ku çela sytë e dua ti mbyll duke lënë një të ardhme më të mirë për fëmijët .
Ja pse besoj tek Elbasani !