Një shqiptar rreth 30 vjeç nga Selenica, i identifikuar si Endrit Zykaj është vrarë me thikë në Spanjë.

I ndjeri rezulton pa dokumente dhe dyshohet se është njëri nga anëtarët e Bandës që visheshin si Polic dhe bënin grabitje droge në fshatrat e Selenicës.

Një tjetër i ri, mik i Zykaj dyshohet ose të jetë fshehur ose zhdukur, nuk ka kontakte me familjarët.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur të dielën, por sot është raportuar në mediat e huaja, pavarësisht se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Sipas mediave vendase, shqiptari është lënë i vetëm në dyert e spitalit në Girona.

Ai u drejtua atje nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia. Personat në fjalë janë larguar menjëherë nga vendi, duke lënë të vdekur në dyert e spitalit të riun.

Ai u mor nga mjekët dhe iu nënshtrua trajtimit mjekësor për më shumë se 45 minuta, por nuk arriti të mbijetonte. Kamerat e sigurisë së spitalit kanë arritur të zbulojnë targën e mjetit që dërgoi shqiptarin në spital dhe mendohet se janë shqiptarë.