Aida Gashi : Pasurim me tituj të rinj vazhdimisht!

Për vite me rradhë biblioteka publike “Qemal Baholli“ ka shërbyer si institucioni kryesor për të gjithë libradashësit. Me qindra tituj nga të gjitha fushat, materialet e bibliotekës janë të aksesueshme për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë të lexojnë dhe informohen.

Sipas drejtoreshës Aida Gashi biblioteka është një aset tejet i vyer për jetën kulturore të qytetit ndaj dhe pasurimi me tituj të rinj është I vazhdueshëm.

Sa i takon frekuentueshmërisë edhe kjo vijon në mënyrë të kënaqshme pasi elbasanasit vijojnë të jenë besnik të leximit dhe kjo shihet edhe tek shtimi kartelave për tu antarësuar në bibliotekë.

Për të qenë sa më pranë lexuesve drejtoresha  thotë se ata janë vazhdimisht në kontakt me lexuesit përmes zhvillimit të aktiviteteve.