Shtresa më e prekur,pensionistët!

Banka Botërore vlerësoi në raportin e fundit se gjatë vitit 2020, 112 mijë shqiptarë u shtyjnë drejt varfërisë. Sipas këtij klasifikimi, 1.3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, niveli më i lartë në rajon.

 Sot një familje shqiptare shpenzon mbi 41% të buxhetit familjar vetëm për ushqim. Një peshë e tillë e konsiderueshme është tipike për vendet e varfra.Shtresa e cila e ka më të vështirë të sigurojë plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për të pasur një jetesë të mirë janë pensionistët të cilët për Egnatia News shprehen se me atë pension që marrin mund të blejnë vetëm ushqim dhe ilaçe.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se paga mesatare bruto në Shqipëri në fund të 2020-s ishte 54 951 lekë. Në dy vitet e fundit ajo ka pësuar një rritje të lehtë, me rreth 2600 lekë, teksa çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe kryesisht ushqimeve kanë njohur rritje të ndjeshme.