Një punëtor ndërtimi i plagosur mëngjesin e sotëm në Pogradec teksa ra nga skela ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 pranë Kishës së re.

55-vjeçari, Flamur Kullolli, ka qenë duke suvatuar në një banesë private kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela.

Ai është dërguar në Spitalin e Pogradecit ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar ne spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë.

“Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve” njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora news