Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot takime me banorët e Unazës së Re, ku u zotua se do të paguajë me vlerën e tregut banorët për pronat e cenuara sipas tij nga afera korruptive e Unazës së Re.

Teksa komentoi humbjen e gjyqit në arbitrazh me sipërmnarrësin italian Francesco Becchetti, të cilit Shqipëria do të duhet ti paguajë 110 milionë, Basha tha se ligji i parë që do kalohet në Kuvend është ai Antimafia dhe që do mundësojë marrjen e këtyre parave nga pushtetarët që sipas tij kanë shkaktuar këto dëme.

Basha:Të gjithë mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat dhe për tu pasuruar në kurriz të njerëzve. Do ti qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me familjet e cenuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Sot jam në mesin tuaj edhe për të thënë diçka tjetër, paratë që do t’u paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi. Si çdo dëm tjetër i shkaktuar nga Edi Rama, përfshirë edhe atë faturë 110 milionë euro që do ta nxjerrë nga xhepat shqiptarëve. Ne, një nga ligjet e para që do kalojmë është që këto para do ti nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme. Nuk ka rëndësi nëse i kanë kesh, konto bankare të fshehura. Do tua gjejmë në bashkëpunim me partnerët strategjik në çdo cep të globit.

Ne do tua konfiskojmë dhe do tua kthejmë qytetarëve. Nga mëngjesi në darke sulmon qytetarët, sulmon opozitën, sulmon mediat. Edhe në këto pak javë që i kanë mbetur do të vazhdojë të sillet si ariu i cirkut me shpresën se do ti gënjejë shqiptarët. A do e lini të keqen që kërkon mandatin e tretë të futet në shtëpitë tuaja? Sigurisht që jo. Shqipëria do ndryshim, Tirana do ndryshim, dhe ndryshimi ka mbërritur. E shoh padurimin për ta hequr qafe këtë zgjedhë. Dua tu them se 25 është dita juaj, kur fatin e keni në dorë ju. Një politikë me fytyrë njerëzore do të kthejë shërbimin ndaj njerëzve në qendër të saj dhe për këtë arsye vijmë para të gjithë shqiptarëve me një zotim se me ne demokracia është e garantuar, dhe plani ynë i zhvillimit ekonomik do sigurojë vende pune dhe paga ta larta. Do vendosim drejtësi për pronat tuaja të grabitura.

Ora news