“Një vit i mbushur me sfida por edhe me arritje të rëndësishme në fushën e sigurisë.”- kështu e konsideroi ministri I Brendshëm Bledi Çuçi, vitin që lamë pas, ndërsa prezantoi objetivat e institucionet që drejton për 2023.

“Ka qenë një vit i mbushur me sfida dhe pjesa kryesore që ka mbuluar ministria e brendshme në 2022 lidhet me funksionimin e policisë së shtetit. Gjatë 2022, kemi bërë një hap të rëndësishëm në reformimin e policisë, kemi arrritur që të fillojmë jetësimin e një prej reformave më të rëndësishme, reforma e policisë kriminale, për t’i dhënë identitet të plotë policisë. Pjesa kryesore që lidhet me luftën kundër krimit në Shqipëri.

Gjej rastin të falenderoj sidomos partnerët gjermanë që na kanë dhënë gjatë 2022 një ekspertizë të rëndësishme. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të bëjmë atë ristrukturim dhe të ndajmë e lehtësojmë punën e policisë kriminale, nga ato që quhen krime të lehta. Dhe kjo është një reformë që ka qënë gjithmonë e rekomanduar nga partnerët tanë. Policia kriminale duke nisur nga ky vit, do të riorganizohet dhe do shkëputet nga zinxhiri komandues i policisë së Shtetit.

Kemi bërë strukurën e re. Këtë ndarje do e fillonim nga qendra dhe gjatë 2023 do vijojmë me jetësimin edhe në nivel vendor. Kemi krijuar një drejtori të posacme që do merret me krimet e narkotikëve, një drejtori të vecantë që do merret me grupet e organizuara dhe një strukturë të vecantë me krimet e rënda. Besoj se ky ristrukturim do të japë një shtysë të madhe.” -u shpreh Çuçi.
Ndër të tjera ministri I brendshëm bëri edhe një bilanc të bashkëpunimit mes policisë shqiptare me ato të huaja.

“Rritja e besimit të partnerëve në punën e policisë është një element I rëndëishëm në luftën ndaj krimit të organizuar. Duhet besim i ndërsjelltë me agjensitë ligjzbatuese shqiptare dhe europiane, kemi patur 20 komisione të përbashkëta me partnerët europiane. Bashkëpunim që do të vijojë” – u shpreh më tej Çuçi.

Ndër të tjera ministri i Brendshëm foli edhe për sulmet kibernetike në vend, nga hakerat iranianë.