Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka eliminuar 13.800 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt.

Sipas raportit të publikuar nga ministria e mbrojtjes në Ukrainë, ushtria e vendit ka shkatërruar 430 tanke ruse, 1375 automjete të blinduara luftarake, 190 sisteme artilerie dhe 108 helikopterë.
Sot ukrainas është zgjuar në ditën e 21 të luftës, me raundin e katërt të negociatave për paqen që ka bërë disa përparime pozitive.