Home ELBASANI SOT VIDEO/BINGO ME JETËN NË “TREGUN E PEQINIT”

VIDEO/BINGO ME JETËN NË “TREGUN E PEQINIT”

15

Vendi ku rrezikon jetën për të shitur dhe blerë

Këto pamje tregojnë se fermerët e fshatit “Bishqem” për  të siguruar bukën e gojës rrezikojnë jetën. Mungesa e një tregu të mirëfilltë i ka detyruar që prej vitesh të të shësin përgjatë aksit nacional Elbasan-Peqin. Thonë se edhe pse kanë vite që kanë kërkuar një vend të sigurt për të shitur prodhimet e tyre deri më tani nuk është bërë asnjë investim nga bashkia e Peqinit edhe pse ata paguajnë taksë për vendin ku tregëtojnë.

Të tjërët thonë se këtu është mundësia e vetmë që kanë për të nxjerrë në treg produktet për ti shitur edhe pse lapidarët përballë tregojnë se disa prej tyre humbën jetën nga aksidentet këtu.

Por siguria e tyre nuk është e vetmja problematikë në këtë të ashtuquajtur treg. Produktet ushqimore shiten në tokë të ekspozuar ndaj ndotjes. Ky shqetësim ngrihet nga qytetarët që thonë se janë të detyruar që të blejnë produkte pa asnjë farë sigurie.

Ky segment rrugor njihet ndryshe si pika e zezë në qarkun e Elbasanit për shkak të numrit të lartë të aksidentëve disa prej të cilëve kanë ndodhur në këtë vend. Bashkia e Peqinit vijon të mos bëjë detyrën e saj pot ë vjelë taksat e këtyre fermerëve pio shpjeguar se ku shkojnë ato.