Vijon në Greqi operacioni pas lëshimit të 28 urdhër arresteve për anëtarët e 6 grupeve kriminale që kanë vepruar mes Shqipërisë, Greqisë e Spanjës për trafikimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marijuanës dhe kokainës.

Mësohet se gjatë kontrollit të banesave janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë e madhe parash. Janë zbardhur rreth 70 raste të episodeve që lidhen me drogën por edhe raste të ngjarjeve të dhunshme, përfshirë atentate.

Mes personave që janë lëshuar urdhër arreste janë personazhe të botës së krimit që kanë vepruar në Shqipëri. Në biseda ka dalë përfshira edhe një e personi të vrarë në atentat në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se pritet në orët në vijim një komunikatë zyrtare e policisë greke.

Ky është operacioni i dytë në Greqi i zhvilluar brenda një jave pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin “Sky Ecc”. Në të dyja rastet janë zbuluar komunikime të personazheve shqiptarë të botës së krimit.

Top Channel