Pronarët:Kemi operuar sipas ligjit
Pronarët e disa bizneseve në zonën e Llixhave kanë protestuar sot para prefekturës së Elbasanit për shkak të gjobave që i janë vendosur biznesit të tyre e për shfrytëzim të ujërave termale pa marrë leje të posaçme.
Gjobat prej 1 milionë lekë të reja janë vendosura nga IMT-ja. Janë të prekura rreth 17 biznese.Pronarët e bizneseve shprehen se kanë marrë rekomandim nga shteti dhe që në 2018 u kanë thënë se do i marrin letrat në shqyrtim për shfrytëzimin e ujërave termale dhe se nuk janë aspak sipas ligjit këto gjoba.
Ata thonë se i kanë i paraqitur letrat e nevojshme dhe se autoritetet i kanë thënë se do të jenë në pritje të shqyrtimit të çështjes po pa marrë përgjigje ata janë gjobitur. Sipas qytetarëve atyre iu, duhet të punojnë një vit për të fituar 10 milionë lekë për të paguar gjobën.
Zona e Llixhave në bashkinë e Elbasanit njihet për ujrat termal dhe turizmi I cili zhvillohet këtu është kryesisht kurativ. Çdo sezon I llixhave tërheq qindra turistë nga vende të ndryshme.