Juventus ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Denis Zakaria nga Borussia Monchengladbach.

Zvicerani do nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me klubin italian, pasi të kryejë testet mjekësore. Klubi i Juventusit ka publikuar një video të mesfushorit që ka arritur në Torino në momentin kur takohet me disa tifozë, bën foto dhe nënshkruan autografe.

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” do paguajë plot 7 milionë euro për shërbimet e Zakarias, që do bëhet agjent i lirë në verë.