Pas dështimit të së hënës në blerjen e të gjithë sasisë së nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit për energji elektrike, edhe ankandi i dytë i së martës nuk ka arritur të blejë të gjithë volumin e kërkuar.
Nga 15.5 gigavat-orë të synuara, Furnizuesi i Tregut të Lirë bleu vetëm 4.1 gigavat-orë me një çmim mesatar prej 264.5 eurosh, një tjetër rekord për vendin.
Pavarësisht se në garë u ofruan 8 shoqëri, OSHEE u detyrua të skualifikojë disa nga ofertat për shkak të çmimeve që arrinin deri në 590 euro.
Në ankand u shpenzuan rreth 1.1 milionë euro, ndërsa në total për pesë ditë, energjia e blerë llogaritet në 7.5 milionë euro dhe është sërish e pamjaftueshme.
Tashmë pritet që kompania e energjisë të zhvillojë një tjetër ankand së shpejti, në të kundërt rrezikohet furnizimi i vendi