Raportohet se është bllokuar rruga kryesore që çon në pikën kufitare të Merdares.

Siç raporton Kosovo Online, serbë të zhvendosur nga Kosova dhe banorë të Merdares, e kanë bllokuar rrugën kryesore që çon drejt kufirit me Kosovën.

Rruga është bllokuar në drejtimin e Kurshumlisë, që çon drejt pikës kufitare të Merdares. Aty janë vendosur kamionë dhe traktorë, transmeton Gazeta Express.

Siç kanë thënë bllokuesit, këtë e kanë bërë një shenjë solidarizimi me serbët e Kosovës. Trafiku i automjeteve është bllokuar në dy anët.

Ndërkohë, situata vazhdon të jetë e tensionuar edhe në Mitrovicën veriore, ku grupe të dyshimta kriminale, kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri, pas arrestimit të Dejan Pantiq. /GazetaExpress