BMW prezazntoi projektin e një makine në ndërtim e sipër gjatë përvjetorit të 50 të BMW Group Cultural Engagement. Seria më e fundit e prodhuesit të makinave, 8 Series Grand Coupe përdor inteligjencën artificiale për të lyer pjesën e jashtme të makinës, që e bën atë të duket si një paletë ngjyrash që përdorin piktorët. Ky instalim i artit visual u shfaq në Frieze New York 2021.
BMW ka provuar gjithmonë të integrojë artin dhe kulturën në makinat e saj nëpërmjet iniciativave të ndryshme. I njohur si “The Ultimate AI Masterpiece”, në këtë proçes do të përfshihen mbi 50,000 vepra arti në 900 vite. Software-i do të marrë në konsideratë dhe 50 vepra arti kontemporane nga artistë të cilët kanë bashkëpunuar me BMW gjatë 50 viteve.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2021/05/bmw-art-01.jpg)
“AI tashmë është kthyer në një mënyrë të shprehjes kreative. Është një hapësirë magjepsëse ku arti ndërlidhet me algoritmet.” tha Nathan Shipley, teknologu kreativ i Goodby.
8 Series Grand Coupe do të përdorë teknologjinë më të avancuar të BMW dhe një motor 6 ose 8 cilindrash twin power turbo. Është spekuluar gjithashtu se kompania po planifikon të prodhojë makina të reja me pjesë të ripërdorshme në 2025. Qëllimi është përdorimi i sa më shumë materialeve të ripërdorshme, për të mos ndotur ambientin.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)