Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, teksa një 67 vjeçar shqiptar, ka goditur me thikë fqinjin e tij grek për shkaqe banale, vetëm për faktin që një dele kishte shkelur në tokën e tij.

54 vjeçari është momentalisht në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale të Mitilinit dhe arsyeja është krejtësisht banale. Sipas shtypit grek, gjithçka nisi kur një dele në pronësi të 54-vjeçarit kaloi në tokën e shqiptarit.

Kaq ka mjaftuar që të niste sherri dhe 67-vjeçari mori një thike e goditi disa herë 54-vjeçarin grek duke i shkaktuar plagë të shumta. I plagosuri ndodhet në spital dhe gjendja e tij paraqitet kritike.

Ndërsa 67-vjeçari shqiptar është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia.