Sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn ka informuar klubin se dëshiron të largohet në fundin e sezonit.

Kejn ndihet i pakënaqur për mungesën e progresit të skuadrës në këtë sezon, dhe është i destinuar për të ndryshuar ambjent pas 8 vitesh me fanellën e skuadrës londineze dhe dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet përpara fillimit të EURO 2020, por duke parë që kontrata e tij skadon pas tri vitesh do të duhet të përballet me presidentin Daniel Levi me një tratativë jo shumë të lehtë.

Lajmin e kërkesës për largim të Kejn nga Totenhem e ka publikuar e përditshmja sportive britanike “Sun Sport”.

Skuadrat që janë vendosur pas bomberit 27-vjeçar janë Mançester Siti, Mançester Junajtid, Çelsi, PSG dhe Real Madrid. Kejn me fanellën e Totenhemit në këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në total në 47 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën 32 herë, gjithashtu ka dhuruar dhe 16 asist.