Home AKTUALITET Milan me sytë nga merkato, projektohet afrimi i yllit të Fejnordit

Milan me sytë nga merkato, projektohet afrimi i yllit të Fejnordit

16

Dalja e Alesio Romanjolin nga hierarkitë ekipore mund të shkaktojë largimin e kapitenit, të cilit i skadon kontrata pas një viti. Pa Champions, vështirë se do të ketë rinovime, ndaj klubi mund ta shesë sivjet për të mos e humbur falas sezonin e ardhshëm.

Nëse ndodh diçka e tillë, projektorët kuqezi të merkatos do të drejtoheshin nga Markos Senezi të Fejnordit. Argjentinasi ishte në orbitën e “Djallit” që në sezonin e kaluar dhe tani emri i tij rikthehet në aktualitet. 24- vjeçari kushton 20 milionë euro dhe kjo përbën pengesën më të madhe.

Pa Champions, shuma në fjalë do të shpenzohej vetëm nëse dështon blerja e Fikajo Tomorit te Çelsi.