Me uljen e temperaturave, bora ka përfshirë qytete të ndryshme të vendit.

Këto reshje nuk kanë kursyer as qytetin e Elbasanit i cili ditën e sotme është përfshirë nga reshje të dendura të borës.

Sipas Skënderit reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në disa akse të rrugës. Një ndër akset më problematikë është ai i Qafë Krrabës ku rruga është e bllokuar dhe nuk rekomandohet lëvizja e mjeteve.

Aksi Elbasan-Qafë Thanë, vazhdon të jetë nën pushtetin e borës, por rruga është e hapur dhe kalimi rekomandohet të bëhet  vetëm me zinxhira dhe goma dimërore.

Reshjet e borës kanë sjellë probleme dhe në njësinë administrative Gjina ku me ndërhyrjen e borë pastrueseve ky aks është hapur.

Egnatia News