Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj në një takim me qytetarë të Tiranës kanë shtruar disa çështje dhe problematika me të cilat përballet kryeqyteti shqiptar.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama ka folur dhe në lidhje me ndërtimet e shumta në Tiranë duke i cilësuar ato si motor të zhvillimit në vend. Madje ai i ka quajtur kullat të cilat janë ngritur dhe po ngrihen në kryeqytet si vepra arti.

“Kullat e ndërtuara në Tiranë janë vepra arti dhe vetëm një vend në ndërtim zhvillohet. Vlera e pronës po rrritet eksponencialisht dhe sot banorët e Tiranës janë më të pasur së vitet 2000”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Gjithashtu Rama nuk la pa thumbuar dhe opozitën duke u shprehur se: Pronarët e kullave të lidhur me këta që bërtasin më shumë”.

Fax web