Komisioni i Mbrojtjes Civile i Prefekturës së  Kukësit ka njoftuar rreth situatës së motit dhe gjendjes së rrugëve deri në orën 08:00 datë 04.12.2021.

Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit moti  është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m ka pasur reshje bore.

Lartësia borës në Shishtavec dhe në Valbonë ka shkuar në 15 cm.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se, rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme. Gjendja e rezervuarëve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë problematikë emergjente.