Një burrë italian, i cili donte të siguronte certifikatën e vaksinimit kundër Covid pa bërë gjilpërën, u paraqit në qendrën e vaksinimit  me një krah artificial.

Burri, rreth të 50-tave, shkoi për tu vaksinuar  me një krah artificial silikoni, që mbulonte krahun e tij të vërtetë, duke shpresuar se do “shpëtone” pa u vënë re.

Normalisht kjo gjë u vu re nga infermierja, e cila e kuptoi hilen e burrit.

50-vjeçar është denoncuar dhe aktualisht ndodhet në burg, shkruan BBC.

Infermierja tha për mediet lokale se kur i kishte përveshur mëngët, ajo e kuptoi menjëherë krahun prej silikoni.

Pasi u zbulua, burri u përpoq të bindte infermieren që të  bënte një sy qorr e një vesh shurdh, raporton la Repubblica.

 Por në vend të kësaj infermierja  e denoncoi burrin në polici për mashtrim.

Policia lokale po heton incidentin në Biella, në veri-perëndim të Italisë, ndërsa lokalët zyrtarët lokalë kanë kritikuar veprimet e burrit.

“Rasti kufizohet me qesharak, nëse nuk do të ishte për faktin se po flasim për një gjest që ka ndikim  të madh”, tha kreu i qeverisë rajonale të Piemonte, Albert Cirio, në një deklaratë në Facebook.

Ai tha se mashtrimi ishte “i papranueshëm përballë sakrificës që i gjithë komuniteti ynë ka bërë  gjatë pandemisë, për sa i përket jetëve njerëzore, kostos sociale dhe ekonomike”.

Burri thuhet se ishte një punonjës shëndetësor,  i cili ishte pezulluar nga puna për shkak se nuk ishte vaksinuar. Vaksinimi  është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit e shëndetësisë në Itali.

Pak më shumë se 73% e italianëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-i,  më shumë se në Francë ose MB, por më pak se në Spanjë dhe Portugali.