Moderatorja shqiptare, Bora Zemani ka konfirmuar se është larguar nga emisionoi i njohur “Përputhen”.

Me anë të një videoje të publikuar në Instagram Bora ka bërë të ditur se do moderojë ‘Dancing with the stars’.

Ajo ka shkruar se e pret një rrugëtim i ri, teksa ka pyetur ndjekësit nëse janë gati të shohin personazhet e tyre të preferuar në ‘arenën e kërcimit’.

“Një rrugëtim i ri për mua në Topchannel. A jeni gati te shihni personazhet tuaj të preferuar në arenën e kërcimit? Shihemi së shpejti!! Muzikë të lutem”- ka shkruar Bora.