Reshjet e borës dhe ngricat që kanë përfshirë orët e fundit gjithë vendin probleme kanë sjellë dhe në Elbasan. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se si pasojë e borës rruga Elbasan -Rrogozhinë dhe Elbasan-Librazhd ka pasur një sërë problemesh për sa i përket lëvizjes së makina.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC se për shkak të reshjeve të borës një pjesë e madhe e fshatrave në Elbasan kanë mungesë të energjisë elektrike, ndërsa në Librazhd behet me dije se rreth 70 % e zonës janë pa energji.
Ndër të tjera mësohet se si pasojë e rrëshkitjes në rrugë 6 qytetarë janë paraqitur me fraktura për të marrë ndihmën shëndetsore në spital.
Abc