Siç raporton gazeta italiane Calcio Mercato me të dhëna nga media të ndryshme në Francë, Federata e Futbollit të Brazilit është e interesuar për Zinedine Zidane për postin e trajnerit.

Trajneri francez ka qenë një i lirë që nga përfundimi i periudhës së dytë në Real Madrid dhe është në kërkim të një pune të re për të vazhduar karrierën e tij. Ai priste gjithmonë mundësinë për të drejtuar ekipin e vendit të tij, por rinovimi i Didier Deschamps deri në vitin 2026 i ka ndryshuar rrënjësisht planet e tij.

Situata e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme përpara sezonit të ardhshëm. PSG, Juventus, Tottenham dhe Chelsea janë disa nga klubet që kanë shfaqur interes për ta punësuar atë.Zinedine Zidane ende nuk ka konfirmuar asgjë për të ardhmen e tij apo klubin e tij të ardhshëm, por synimi i tij është të kthehet në stol për të vazhduar karrierën e tij. /G.D abcnews.al/