Natë frike në Sant’Anastasia (Napoli) ku të paktën 10 të shtëna u qëlluan në një lokal. Plumbat goditën aksidentalisht, mbrëmjen e së martës, një familje që ndodhej jashtë klubit në atë moment.

Për pasojë mbetën të plagosur babai, nëna dhe vajza e tyre 10-vjeçare. Sakaq në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka sekuestruar edhe dy armë.

Sipas hetuesve, hipoteza më e mundshme është ajo e plagosjes aksidentale pasi familja nuk ishte objektivi i të shtënave.

Nga gjetjet e para duket se ka qenë një pritë nga Camorra.