Shqipëria mori dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit që përfundimisht mund të çojnë në anëtarësimin në BE. Kryeministri shqiptar Edi Rama u pritë të martën në Bruksel dhe mori pjesë në konferencën ndërqeveritare që hap derën për fillimin e bisedimeve të pranimit që ka gjasa të zgjasin me vite. Për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian, duhet që vendet kandidatë të përafrojnë legjislacionet e tyre përkatëse me atë të BE-së 35 kapituj apo fusha të ndryshme të cilat përfshijnë politikat monetare, transportin, energjinë, politikat sociale, mjedisin, etj. Ky lajm bëri që të kishte reagime të shumta edhe nga kundërshtarët politik përfshire edhe kryetarin e PD Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se aryesja pse BE-ja refuzoi hapjen e negociatave 5 herë në vitet e fundit, është për shkak të lidhjes së kryeministrit Edi Rama me krimin dhe korrupsionin, teksa ka ironizuar Kryeministrin Rama me nje foto ku ky i fundit shfaqet me një bime kanabisi.

Qytetaret Elbasanas shprehen për Egnatia News të gëzuar për hapjen e negociatave por mosbesues për plotësimin e kushteve

Hapja e negociatave e thënë ndryshe është një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian./Egnatia News