Home SHOWBIZ Britney Spears padit kompaninë që menaxhonte pronat e saj: Ata po përpiqeshin...

Britney Spears padit kompaninë që menaxhonte pronat e saj: Ata po përpiqeshin të më vrisnin mua!

16

Ylli i popit bëri një postim në të cilin deklaroi se synon të ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanisë që menaxhonte pronën e saj nga viti 2008 deri në vitin 2020 – Ata kishin  hyre ne dhomën e saj të gjumit dhe kishin akses në privatësinë e saj telefonike.

Edhe pse tani ajo ka hequr qafe mjedisin toksik që i është imponuar nga kujdestaria e babait të saj, Britney Spears ende nuk i ka zgjidhur të gjitha çështjet e saj të pazgjidhura.

Ylli i estradës “u betua” të hakmerrej ndaj kompanisë që administronte pronën e saj, pasi e kishte kthyer në një grua të pafuqishme, e cila nuk mund ta kontrollonte jetën e saj dhe donte, siç pretendon ajo, ta vriste!

“Do të padis Tri Star, të betohem”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, të cilin e ka fshirë pak minuta më vonë.
Siç kishte deklaruar edhe në të kaluarën, por edhe në publikimin e saj, babai i saj, Jamie Spears, “adhuronte” themeluesin e kompanisë, Lou Taylor, pasi ai bënte atë që kërkonte.

“Ai bëri atë që i kërkoi babai im. Sado e gabuar të ishte. Mendoj se po përpiqeshin të më vrisnin. Edhe sot e besoj këtë. “Po përpiqeshin ta bënin”, ka shkruar këngëtarja e njohur.