Home AKTUALITET Presidenti i Lituanisë apel prekës për popullin rus: Ju nëna që dërgoni...

Presidenti i Lituanisë apel prekës për popullin rus: Ju nëna që dërgoni djemtë të vdesin në luftë, a e dini që po shkatërroni sllavët?!

178

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, është lideri i fundit evropian që i kërkon popullit rus të ndalojë luftën duke thënë: “Edhe pse një e keqe e madhe është kryer, nuk është tepër vonë për të ndalur gjithë këtë”.

Ai tha: “Unë ju bëj thirrje nëna të ushtarëve që dërgohen të vdesin në Ukrainë. Ju bëj thirrje ushtarëve që po bëni luftë kush e di pse.

“Cili është kuptimi i kësaj lufte? Vetëm për shkak se dikush është ulur në një tavolinë, ka vizatuar një copë tokë në hartë, që ai dëshiron të heqë?

“Një copë tokë që nuk i përkiste kurrë. Nuk i përket atij. Dhe nuk do t’i përkasë kurrë atij.

“Është e tmerrshme të shohësh se çfarë po ndodh. Është e tmerrshme të shohësh gra dhe fëmijë të vdesin. Kishat po shkatërrohen. Për çfarë po luftoni? Ju po shkatërroni atë që është e shenjtë për të gjithë sllavët. Djepi i Ortodoksisë. Kiev Rusi.

“Ndaloni. Mendoni për atë që po bëni. Për atë që udhëheqësit tuaj po bëjnë. Nuk është shumë vonë, edhe pse është bërë shumë e keqe, nuk është vonë për të ndalur gjithë këtë.”faxweb